Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Shtrëngim”, raporton Gazeta Sinjali.
Ai po dyshohet se mbrëmjen e së premtes, rreth orës 23:20, e ka futur me forcë një femër në veturën e tij, në Gjakovë.
Ende nuk dihet nëse i dyshuari dhe viktima njiheshin me njëri-tjetrin.
Ndërkaq, Policia njofton se me urdhër të prokurorit, i arrestuari është dërguar në mbajtje./GazetaSinjali/