image "Futbolli ishte detyrim", historia tragjike e yllit të Premier League

Futboll

Rrëfimi/ “Futbolli ishte detyrim”, historia tragjike e yllit të Premier League

news image

Futbolli është një xhungël e madhe ku mbijeton më i forti. Fati luan një rol kryesor në këtë fushë, megjithatë ka dhe prej atyre lojtarëve që ishin të detyruar të ecnin në këtë rrugë duke mos patur asnjë alternativë tjetër. Sinonimi i duhur i një situate të tillë është Mamadou Sakho.

Ai ka rrëfyer vuajtjet e tij që në fëmijëri.

“Kam humbur babain kur isha 13 vjeç. U bëra shpejt burrë. Për mua nuk ishte një opsion të luaja futboll, për mua ishte një detyrim”.

“Nëse dikush më pyet nëse ishte e vështirë të isha kapiten i PSG 17 vjeç, për mua më e vështira ishte të bëhesha kapiten i familjes sime në moshën 13-vjeçare”, tha ish-lojtari i Liverpoolit. Mbrojtësi 30-vjeçar luan momentalisht për Crystal Palace.

https://twitter.com/FutbolBible/status/1228574663216775175?s=20