image Fushë Kosovë: Djali kërcënon prindërit se do ta hedh veten në ajër me granatë dore, nëse nuk i japin të holla

Siguri

Fushë Kosovë: Djali kërcënon prindërit se do ta hedh veten në ajër me granatë dore, nëse nuk i japin të holla

news image

Gazeta Sinjali raportoi dje për arrestimin e një personi të dyshuar, i cili kishte kërcënuar një person tjetër me granatë dore në Fushë Kosovë.

Gazeta Sinjali mëson se i dyshuari kishte kërcënuar prindërit e tij, për të holla.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda prokurorisë bëjnë të ditur se ai u ka thënë prindërve të tij se do ta hedh veten në ajër me granatë dore, nëse ata nuk i japin të holla.

Mësohet se i dyshuari është dërguar në mbajtje./Gazeta Sinjali/