image Kërcënohet me granatë dore një person, intervenon Policia

Kosovë

Kërcënohet me granatë dore një person, intervenon Policia

news image

Një granatë dore është gjetur sot në rrugën “Tahir Zema” në Bresje të Fushë Kosovës.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ai ka shtuar se nga intervenimi policor janë parandaluar pasojat e mundshme në këtë rast pasi që në bazë të informatave fillestare dyshohet se personi i arrestuar e kishte kanosur me granatë një person tjetër.

Me datë 25.11.2020 rreth orës 14:30 kemi pranuar informatën për një kanosje me granatë dore të ndodhur në rrugën “Tahir Zema” në Bresje të Fushë Kosovës. Njësitë policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë hasur në të dyshuarin me granatën e dorës”, ka thënë Borovci.

Tutje, Borovci ka bërë të ditur se granata është tërhequr në mënyrë të kontrolluar nga ana e njësisë së specializuar.

Nga intervenimi policor janë parandaluar pasojat e mundshme në këtë rast pasi që në bazë të informatave fillestare dyshohet që ky i dyshuar ka kanosur me granatën në fjalë një person tjetër. I dyshuari është arrestuar dhe i njëjti është dërguar në stacionin policor për procedim të mëtejmë, përderisa granata është tërhequr në mënyrë të kontrolluar nga ana e njësisë së specializuar për menaxhimin me mjete shpërthyese”, ka thënë Borovci./Gazeta Sinjali/