Një grua ka raportuar në polici se derisa ishte duke punuar në një kafeteri është sulmuar fizikisht nga njëri prej pesë të dyshuarve, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjalizuesit e Gazetës Sinjali njoftojnë se ngjarja ka ndodhur më 27 tetor rreth orës 23:30 në fshatin Miradi e Ulët në Fushë Kosovë.
Si pasojë e sulmit, të dyshuarit janë rrahur mes vete. Tre nga ta janë arrestuar, ndërsa dy janë në arrati.
Të arrestuarit janë liruar në procedurë të rregullt. /Gazeta Sinjali/