Policia e Kosovës ka arrestuar dy të dyshuar pasi që e kishin futur me forcë në veturë një person, për shkak të një borxhi, mëngjesin e djeshëm rreth orës 10:00, shkruan Gazeta Sinjali.
Të dyshuarit e kishin dërguar viktimën deri në fshatin Vragoli dhe pas bisedës me të e kishin liruar.
Policia ka njoftuar se të dyshuarit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, të njëjtit pas një mosmarrëveshje rreth një borxhi me forcë kanë futur në veturë viktimën mashkull kosovar dhe janë larguar deri ne fshatin Vragoli ku pas bisedës lidhur me borxhin e kane liruar. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
Nuk është bërë e ditur se sa ishte vlera e borxhit në fjalë./Gazeta Sinjali/