image Arrestohet për mashtrim zyrtari në komunën e Fushë-Kosovës, iu mori mijëra euro qytetarëve

Siguri

Arrestohet për mashtrim zyrtari në komunën e Fushë-Kosovës, iu mori mijëra euro qytetarëve

news image

Sot është arrestuar personi i cili ishte në kërkim për veprën penale “Mashtrim”, raporton Gazeta Sinjali.

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit ka arrestuar të dyshuarin me inicialet I.K, i cili dyshohet se e ka e keqpërdorur pozitën e tij si zyrtarë në Komunën e Fushë-Kosovës.

I arrestuari dyshohet se ka mashtruar disa persona duke i joshur me premtimin se do t’i ndihmoj në marrjen e subvencioneve. Viktimat në rastin konkret i kanë besuar dhe i kanë dhënë para disa mijë euro për rregullimin e dokumenteve dhe aplikimin për subvencione, e që në fakt i dyshuari nuk ka rregulluar dokumente e as që ka aplikuar për subvencione, duke ju shkaktuar dëm të konsiderueshëm material ankuesve.

Me këtë rast i dyshuari i lartcekur me iniciale, dyshohet se ka kryer vepër penale “Mashtrim”, i njëjti me aktvendim të Prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

/GazetaSinjali/