Parkimi i automjeteve siç duhet e ku duhet kohëve të fundit nuk është problematike për shoferët, kjo sepse ata gjejnë zgjidhje për veturat e tyre në cilin do vend.
Mirëpo parkimi i këtyre automjeteve vend e pa vend po shkakton mjaft probleme për qytetarët, shkruan Gazeta Sinjali.
Një parkim i tillë ka ndodhur sot në rrugën “Ilaz Kodra” në Prishtinë, ku një sinjalizues ka dërguar një foto të një furgoni duke bllokuar kalimin nëpër trotuar.
Furgoni gjatë furnizimit të një marketi është parkuar në trotuar dhe me ç ‘rast ka bllokuar pjesën ka duhet të kalojnë njerëzit.
Më poshtë mund të shihni pamjet: