image Detaje nga aksidenti në Klinë: Një 18-vjeçar u dërgua në spital me lëndime të rënda
[wp-story id="814678"]

Siguri

Detaje nga aksidenti në Klinë: Një 18-vjeçar u dërgua në spital me lëndime të rënda

news image

Foto ilustruese


Gazeta Sinjali mbrëmë ka raportuar për një aksident që ka ndodhur në fshatin Drenoc të Klinës, ku si pasojë kanë mbetur të lënduar gjashtë.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur pasi shoferi që po drejtonte furgonin në magjistralen Pejë – Prishtinë, ka humbur kontrollin mbi automjet duke kaluar në shirtin e kundërt të rrugës.

Si pasojë e aksidenti kanë kërkuar ndihmë mjekësore tre persona, ku një nga ta ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Sinjali mëson se 18-vjeçari ka thyer dorën, mirëpo gjendja e tij shëndetësore tashmë është stabile.

/GazetaSinjali/