image Vidhet furgoni Mercedes në parkingun e firmës në Zonën Industriale në Prishtinë

Siguri

Vidhet furgoni Mercedes në parkingun e firmës në Zonën Industriale në Prishtinë

news image

Një furgon i tipit Mercedes është vjedhur në rrugën “Dërvish Çollaku”, në Zonën Industriale në Prishtinë, mbrëmë rreth orës 22:00, raporton Gazeta Sinjali.

Rastin e ka denoncuar në Polici pronari i automjetit, i cili ka deklaruar se furgoni ka qenë i parkuar në parkingun e firmës së tij kur është vjedhur.

Sinjali mëson se në deklaratën e tij, të dhënë në stacion policor, thuhet se ankuesi e ka vërejtur tek sot kur ka shkuar në punë, që furgoni nuk ishte në vendin ku e kishte lënë.

Sipas pamjeve nga kamerat e sigurisë, automjetin e ka vjedhur një person i panjohur.

Lidhur me këtë rast, burimet e Sinjalit kanë njoftuar se kanë dalë në vendin e ngjarjes njësitet përkatëse, ndërsa me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti “vjedhje e rëndë”.

/GazetaSinjali/