image Vdesin pesë persona në Sarandë, pamje nga aksidenti i rëndë
[wp-story id="814678"]

Shqipëri

Vdesin pesë persona në Sarandë, pamje nga aksidenti i rëndë

news image

Zbardhen detaje të reja nga aksidenti tragjik i ndodhur këtë pasdite në aksin Sarandë-Gjirokastër.

Raportohet se janë konfirmuar pesë viktima nga aksidenti tragjik, ku shkak mendohet se ka qenë shpejtësia dhe rruga e lagur nga reshjet e rëna këtë pasdite.

Ka qenë furgoni i linjës Tiranë-Sarandë, që ka dalë nga rruga dhe ka rënë në greminë.

Siç raportohet është e vështirë nxjerrja e viktimave dhe pasagjerëve të tjerë të bllokuar, pasi mjeti është i përmbysur.

Në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe tre ambulanca, të cilat po punojnë për nxjerrjen e viktimave dhe pasagjerëve të bllokuar, teksa terreni është shumë i thyer dhe vështirëson edhe më tej punën e tyre.

/GazetaSinjali/