Në Qendrën Ndërkombëtare Trajnuese për Kërkim Shpëtim të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Pomozotin, është duke u realizuar trajnimi i Avancuar Malor për Kërkim Shpëtim (KSH), shkruan Gazeta Sinjali.
Përmes një postimi në Facebook, Shtabi i Përgjithshëm i FSK-së njofton se personeli ushtarak nga FSK dhe PK, të cilët kanë përfunduar nivelin bazik gjatë këtij trajnimi janë duke u përgatitur në aspektin e njohurive për kërkim-shpëtim malor të nivelit të avancuar.
“Personeli ushtarak nga njësitë e FSK-së dhe Policia e Kosovës të cilët kanë përfunduar nivelin bazik gjatë këtij trajnimi janë duke u përgatitur në aspektin e njohurive për kërkim-shpëtim malor të nivelit të avancuar, siç janë: operacionet malore, siguria në operacione, metodat e kërkimit, repelim, mbijetesë gjatë operacioneve malore, ndihma mjekësore dhe navigim tokësor”, thuhet në njoftimin e FSK-së. /Gazeta Sinjali/