image Fshatrat në veri me shumicë shqiptarësh kalojnë në administrim të policisë së Mitrovicës së Jugut

Kosovë

Fshatrat në veri me shumicë shqiptarësh kalojnë në administrim të policisë së Mitrovicës së Jugut

news image

Fshatrat në pjesën veriore të Mitrovicës me shumicë shqiptarësh do të kalojnë nga administrimi i Stacionit Policor të Mitrovicës Veriore në atë Jugore.

Kjo është bërë e ditur nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili ka treguar se kjo ishte kërkesë e kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtiri.

“Pas kërkesës së Kryetarit të Komunës së Mitrovicës z. Agim Bahtiri, kërkesës së banorëve të Suhodollit pas vizitës sime atje si dhe rishikimit të hartave kadastrale të Komunës së Mitrovicës, zonat kadastrale Suhodoll, Gushavc, Vinarc i Epërm, Vinarc i Poshtëm dhe Vidimiriq kalojnë nga menaxhimi dhe përgjegjësia e Stacionit Policor të Mitrovicës Veriore në atë Jugore”, ka shkruar ai në Facebook.

Postimi i plotë:

Pas kërkesës së Kryetarit të Komunës së Mitrovicës z. Agim Bahtiri, kërkesës së banorëve të Suhodollit pas vizitës sime atje si dhe rishikimit të hartave kadastrale të Komunës së Mitrovicës, zonat kadastrale Suhodoll, Gushavc, Vinarc i Epërm, Vinarc i Poshtëm dhe Vidimiriq kalojnë nga menaxhimi dhe përgjegjësia e Stacionit Policor të Mitrovicës Veriore në atë Jugore.

Ky vendim ka hyrë në fuqi sot nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë z. Samedin Mehmeti pas vlerësimit të pajtueshmërisë me të gjitha aktet ligjore si dhe janë njoftuar të dy Drejtorët Rajonalë të Stacioneve Policore në zbatim të këtij vendimi.

Ne garantojmë rend dhe sundim ligji gjithandej. Policia e Kosovës vazhdon të mbetet e përkushtuar në ofrimin e mbrojtjes dhe sigurisë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës pa dallim.

No photo description available.
No photo description available.

/Gazeta Sinjali/