image Frikë dhe panik në Greqi, rindizen disa vatra zjarri

Rajon

Frikë dhe panik në Greqi, rindizen disa vatra zjarri

news image

Greqia tash e disa ditë po vazhdon përballjen me sfidën dhe rrezikun e përhapjes së zjarreve, transmeton Gazeta Sinjali.

Mediat Greke shkruajnë se së fundmi janë riaktivizuar vatrat e zjarrit në Evinë Veriore, ku më të rrezikuara janë Ellinika, Agriovotano, Asmini, Galatsona dhe Avgaria.

Ndër të tjera në media shkruhet se për shkak të përhapjes së flakëve të zjarrit rrezikohen disa fshatra.

Ndërkohë zjarrëfikës ndërkombëtarë dhe vullnetarë të shumtë po punojnë për shuarjen e flakëve.

/Gazeta Sinjali/