Ekipi Italian, Juventus i ka anuluar të gjitha seancat stërvitore dhe e ka vendosur të gjithë ekipin e tyre U-23 në karantinë, shkaku i frikës nga koronavirusi.
Kampioni Italian njoftoi vendimin pasi u zbulua se ekipi i të rinjve luajti me skuadrën e Serie C, Pianese, ku tre lojtarë dhe trajneri i tyre rezultuan pozitiv për virusin.
Raportohet se asnjë lojtar i Juventusit deri tani nuk ka përjetuar ndonjë simptomë të COVID-19.
Por skuadra e të rinjve do të qëndrojë në karantinë deri të paktën 8 mars, teksa edhe stërvitjet e skuadrës së parë të Juventusit janë anuluar./Gazeta Sinjali/