Futbollisti Cristiano Ronaldo pas vdekjes së Diego Armand Maradonës ka publikuar një fotografi në rrjetin social “Instagram”, në të cilën kishte marr shumë komente e ‘like’.
Sipas Billboard, kjo është fotografia më e pëlqyer për vitin 2020.
Postimi daton në muajin nëntor dhe ky dedikim mban 19.7 milion pëlqime dhe 154 mijë komente.
‘Sot i them lamtumirë një shoku dhe bota i thotë lamtumirë një gjeniu të përjetshëm. Një nga më të mirët ndonjëherë. Një magjistar i pakrahasueshëm. Ai u largua shumë shpejt, por la një trashëgimi të pakufijshme dhe një boshllëk që nuk do të mbushet kurrë. Pusho në Paqe. Nuk do të harrohesh kurrë”, shkruhet në postimin e yllit portugez.