Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës është konfirmuar formimi i grupit parlamentar NISMA-AKR, shef i të cilit u zgjedh Endrit Shala.
“Në bazë të rregullores së Kuvendit më 19 tetor është formuar grupi parlamentar NISMA-AKR me gjashtë deputetë dhe kryetar Endrit Shalën. NISMA-AKR nga data 20 tetor i takojnë gjitha të drejtat e caktuara me rregulloren dhe aktet tjera”, ka thënë kryetarja e kuvendit, Vjosa Osmani.
Grupi parlamentar përbëhet nga 6 deputetë, të cilët janë votuar në komisione të ndryshme./Gazeta Sinjali/