image Formacionet zyrtare: Paris Saint-Germain – Manchester City/ Starton Messi

Futboll

Formacionet zyrtare: Paris Saint-Germain – Manchester City/ Starton Messi

news image

Kryendeshja e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve është ajo në mes PSG dhe Man City, shkruan Sinjali Sport.

Dy nga favoritët e kryesorit për ta fituar komplet trofeun e Champions League, përballen në kuadër të grupit A.

Me parisienët që janë si nikoqir në “Parkun e Princave” do kërkojnë t’i hakmerren Citizens për gjysmëfinalen e vitit të kaluar, kur i eliminoi.

Nga minuta e parë për vendasit do paraqiten tre yjet e skuadrës, Messi, Mbappe e Neymar.

Në anën tjetër për mysafirët, po ashtu startojnë futbollistët kryesor si, De Bruyne, Grealish e Dias.

Formacionet zyrtare në këtë takim janë këto:

PSG: Donnarumma; Hakimi, Marquinhos, Kimpembe, Nuno Mendes; Ander Herrera, Verratti, Gueye; Messi, Mbappé, Neymar.

Man City: Ederson; Walker, Rúben Dias, Laporte, Cancelo; Bernardo Silva, Rodri, De Bruyne; Mahrez, Sterling, Grealish. /Gazeta Sinjali Sporti/