image Formacionet zyrtare, Liverpool - Tottenham

Futboll

Formacionet zyrtare, Liverpool – Tottenham

news image

Liverpooli dhe Tottenhami do të zhvillojnë duelin e nxehtë të xhiros së 35-të në Premier Ligë sonte, transmeton Sinjali Sport.

Për të dy skuadrat, fitorja është jetike, por dallojnë objektivat.

Liverpooli kërkon të mbajë hapin me Manchester Cityn në garën për titull, teksa me një fitore do të rimerrnin lidershipin në tabelë, të paktën deri në ndeshjen e nesërme kur Man City e luan ndaj Newcastles.

Në anën tjetër, Tottenham i Contes po kërkon të zë një vend në top katërshe, për të garuar në Ligën e Kampionëve. Spurs aktualisht ndodhen në pozitën e pestë, me dy pikë prapa Arsenalit, dhe një fitore e sotme ndaj Liverpool do të rikthente gjasat e tyre për në top katërshe, duke ditur se ndeshja tjetër do të jetë pikërisht mes dy skuadrave të Londrës Veriore.

Dy skuadrat tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare për këtë ballafaqim.

Liverpool: Alisson, Trent Arnold, Konate, Van Dijk, Robertson, Fabinho, Henderson, Thiago, Salah, Mane, Diaz.

Tottenham: Lloris, Emerson, Romero, Dier, Davies, Sessegnon, Bentancur, Hojbjerg, Kulusevski, Son, Kane.

Takimi fillon nga ora 20:45 në Anfield.

/GazetaSinjaliSport/