image Formacionet zyrtare, Liverpool - Aston Villa

Futboll

Formacionet zyrtare, Liverpool – Aston Villa

news image

Liverpool do ta mirëpresë në Anfield skuadrën e Aston Villas në duelin e xhiros së katërt të edicionit të ri në Premier League.

‘Të Kuqtë’ vijnë pas një fitoreje të madhe në udhëtim ndaj Newcastles, ku arritën të triumfojnë me një futbollist më pak që nga pjesa e parë, kur Virgil van Dijk ishte përjashtuar me të kuq.

Aston Villa ndërkohë ka arritur dy fitore pas tre xhirove të para të zhvilluara, duke u renditur në pozitën e 8-të aktualisht.

Dy skuadrat tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare.

Liverpool XI: Alisson; Alexander-Arnold, Gomez, Matip, Robertson; Mac Allister, Jones, Szoboszlai; Diaz, Salah, Nunez.

Aston Villa XI: Martinez; Kona, Diego Carlos, Pau Torres; Cash, Kamara, Douglas Luiz, Digne; Diaby, McGinn; Watkins.

Dueli fillon nga ora 15:00.

/GazetaSinjaliSport/