image Formacionet zyrtare: Granada - Barcelona/ Alves starton për herë të parë në ligë

Futboll

Formacionet zyrtare: Granada – Barcelona/ Alves starton për herë të parë në ligë

news image

Barcelona kërkon fitoren e dytë rresht në La Liga në udhëtim ndaj Granadas, shkruan Sinjali Sport.

Katalunasit vizitojnë skuadrën e Granadas me fillim nga ora 18:30 në stadiumin “Nuevo Los Carmenes”.

Blaugranasit vitin 2022 e kanë nisur mjaft mirë, duke fituar ndeshjen e parë në ligë si dhe duke u kualifikuar në fazën e 1/8-ës në Kupën e Mbretit.

Xavi me ekip ka 31 pikë në pozitën e gjashtë, ndërsa vendasit kanë 23 pikë në vendin e 13-të.

Formacionet zyrtare janë publikuar, ku Dani Alves starton për herë të parë në elitën spanjolle.

/Gazeta Sinjali Sporti/