image Formacionet zyrtare: Drita - Dukagjini

Futboll

Formacionet zyrtare: Drita – Dukagjini

news image

Drita dhe Dukagjini do të mbyllin sot xhiron e 16-të në elitën e futbollit kosovar, raporton Sinjali Sport.

Intelektualët do ta mirëpresë në stadiumin e qytetit në Gjilan skuadrën nga Klina, duke filluar nga ora 13:00.

Vendasit vijnë pas humbjes 1-0 ndaj rivalit të qytetit Sc Gjilanit, teksa Dukagjini vjen pas një barazimi 1-1 ndaj Ulpianës.

‘Bardhekaltrit’ poziconohen aktualisht në pozitën e katërt me 25 pikë të mbledhura, aq sa ka edhe Llapi, gjersa mysafirët gjenden të parafundit në renditjen tabelare me 16 pikë të mbledhura.

Formacionet zyrtare të të dy skuadrave.

Drita: Maloku, Limani, Balde, Cuculi, Blakqori, Jashari, Muja, Ajzeraj, Broja, Krasniqi, Simonovski.

Dukagjini: Haxhihamza, Kuqi, Basriu, Dallku, Syla, Shabani, Ahmeti, Carioca, Mulaj, Merlaku, Chibueze. /Gazeta Sinjali Sporti/