image Formacionet zyrtare Chelsea - Man City

Futboll

Formacionet zyrtare Chelsea – Man City

news image

Xhiroja e 18-të e Premier League do të mbyllet me super derbin anglez mes Chelseas dhe Manchester Cityt.

Pas një barazimi dëshpërues ndaj Newcastles, Man City do të kërkojë të shfrytëzojë barazimin e Arsenalit ndaj Newcastles mbrëmë, për të synuar tre pikët sonte dhe të shkrijë diferencën në 5 pikë nga lideri.

Chelsea ndërkohë ndodhet në një krizë rezultatesh, duke fituar vetëm një ndeshje në 7 të fundit në Premier League dhe do të synojë gjithashtu tre pikët sonte për të rikthyer formën dhe për t’u ngritur në tabelë.

Dy skuadrat tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare:

Chelsea XI: Kepa; Azpilicueta, Thiago Silva, Koulibaly; Ziyech, Zakaria, Kovacic, Cucurella; Sterling, Havertz, Pulisic.

Man City XI: Ederson, Walker, Stones, Ake, Cancelo, Rodrigo, De Bruyne, Gundogan (C), Bernardo, Haaland, Foden.

/GazetaSinjaliSport/