image Formacionet startuese: Mallorca - Barcelona

Futboll

Formacionet startuese: Mallorca – Barcelona

news image

Barcelona e fillon vitin 2022 me përballjen si mysafir i Mallorcas, raporton Sinjali Sport.

Mallorca e pret skuadrën katalunase me fillim nga ora 21:00 në xhiron e 20-të në elitën e futbollit spanjoll.

Katalunasit këtë sezon nuk janë në nivelin e tyre duke grumbulluar vetëm 28 pikë në pozitën e shtatë, e të eliminuar në fazën e grupeve në Champions, po ashtu ndërruan edhe trajnerin.

Sot në këtë takim skuadrës së Xavit do t’i mungojnë 16 futbollistë 10 me COVID-19, të tjerët të lënduar.

Pas shumë polemikave dhe kërkesave për ta shtyrë ndeshjen, federata spanjolle nuk vendosi për ndonjë masë dhe e lejoj zhvillimin e këtij dueli.

Formacionet zyrtare janë publikuar:

 /Gazeta Sinjali Sporti/