image Formacionet e mundshme: Granada-Barcelona, mungesa të mëdha te katalunasit

Futboll

Formacionet e mundshme: Granada-Barcelona, mungesa të mëdha te katalunasit

news image

Barcelona nuk njeh humbje në shtatë ndeshjet e fundit në La Liga, duke regjistruar pesë fitore dhe dy barazime, shkruan Sinjali Sportiv.

Skuadra kataluanse do kërkojë që të vazhdojë me rezultate pozitive, teksa sot luan në udhëtim te Granada.

Kjo ndeshje zhvillohet nga ora 18:30 në ‘Nuevo Los Carmenes’, teksa tani janë bërë të ditura edhe formacionet e mundshme.

Formacioni i mundshëm i Granadas: Silva; Foulquier, Vallejo, Sanchez, Neva; Herrera, Gonalons; Kenedy, Suarez, Puertas; Soldado.

Formacioni i mundshëm i Barcelonës: Ter Stegen; Dest, Araujo, Mingueza, Alba; De Jong, Busquets; Griezmann, Pedri, Dembele; Messi.

Kujtojmë se te Barcelona për shkak të lëndimeve mungojnë Ansu Fati, Gerard Pique, Sergi Roberto dhe Philippe Coutinho, teksa i suspenduar është Clement Lenglet. /Sinjali Sportiv/.