Manchester City zhvillon ndeshjen e xhiros së 24-të në Premier League ndaj Brentfordit, shkruan Sinjali Sport.
Citizens presin londinezët në “Etihad Stadium”, me fillim nga ora 20:45.
Skuadra e Guardiolës kërkon t’i rikthehet fitoreve, pas barazimit në javën e 23-të me Southamptonin, në mënyrë që ta shmang afrimin e rivalëve në rrugën për titull.
Manchester City kryeson në elitën angleze me 57 pikë, kurse të inkuadruarit në ligë këtë sezon, Brentfordi, ka 23 pikë në vendin e 14-të.
Formacionet për këtë takim janë publikuar:
Man City: Ederson; Cancelo, Dias, Stones, Laporte; Rodrigo, De Bruyne, Bernardo; Mahrez, Foden, Sterling.
Brentford: Raya; Pinnock, Ajer, Jansson; Roerslev, Nørgaard, Jensen, Onyeka, Henry; Canós, Ghoddos. /Gazeta Sinjali Sporti/