Bernardo Silva me shumë mundësi do të vazhdojë të jetë pjesë e Manchester City.
Drejtuesit e klubit, me kërkesën e trajnerit Pep Guardiola, kanë vendosur ta shpërblejnë futbollistin, i cili po shkëlqen këtë sezon me Citizens, duke i ofruar rinovimin e kontratës.
27-vjeçari ishte shumë pranë largimit gjatë merkatos së verës, por tashmë duket se gjërat kanë ndryshuar, pasi portugezi në 17 javë kampionat ka realizuar shtatë gola duke ndryshuar komplet situatën rreth tij.
Në rast se palët arrijnë marrëveshjen me kontratën e re Bernardo Silva do të përfitojë 300.000 funte në javë. /Gazeta Sinjali Sporti/