image Forcat ruse e marrin nën kontroll një aeroport afër Kievit
[wp-story id="814678"]

Botë

Forcat ruse e marrin nën kontroll një aeroport afër Kievit

news image

Forcat ajrore ruse e kanë marrë kontrollin në Aeroportin “Antonov”, rreth 25 milje larg qendrës së kryeqytetit Kiev, raporton CNN.

Gazetari i këtij televizioni amerikan, Matthew Chance, raportoi se trupat kanë shirita ngjyrë zi e portokalli në krahë të uniformave për t’u identifikuar si ushtarë rusë.

Komandanti i njësisë i tha televizionit CNN se ekziston një luftim, me gjasë me ushtrinë ukrainase, për të cilin tha se po mundohet që të organizojë kundërsulm në përpjekje për ta rikthyer kontrollin e aeroportit.

/GazetaSinjali/