Forca të shumta të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës janë parë duke hyrë në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, e cila është shndërruar në karantinë, raporton Gazeta Sinjali.
Policët kanë qenë të mobilizuar e të pajisur me pajisje për aksion.
Ende nuk dihet arsyeja pse janë vendosur aty. Gazeta Sinjali ka provuar të marrë informacion nga Policia, por deri tash nuk ka qenë e mundur.
Policët janë dezinfektuar para se të hyjnë brenda Qendrës së Studentëve. /Gazeta Sinjali/