Policia e Kosovës ka marrë vendim që të inspektojë të gjitha kafenetë së bashku me inspektorët sanitarë për të parë se a po respektohen masat ndaj koronavirusit, shkruan Gazeta Sinjali.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka thënë se tash e tutje do të shtohet numri i policëve në terren.
“Policia ka marrë vendim që bashkë me inspektorët sanitarë do të inspektojnë në secilën kafiteri për të parë nëse rregullat janë duke u respektuar, jo vetëm nga klientët por edhe nga pronarët dhe ana e personave që shërbejnë në kafiteri”, ka thënë Qalaj për Gazetën Sinjali.
Ky vendim ka ardhur pas rritjes së numrit të rasteve me koronavirus në Kosovë.
IKSHPK sot ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 77 raste të reja me, nga gjithsej 437 mostra të testuara. /GazetaSinjali/