image FMN aprovon 52 milionë euro financim për Kosovën

Kosovë

Ekonomi/ FMN aprovon 52 milionë euro financim për Kosovën

news image

Bordi i Drejtorëve Ekzekutiv të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka aprovuar financimin prej 52 milionë eurosh për Kosovën, shkruan Gazeta Sinjali.

Këtë e ka bërë të ditur ministri në detyrë i Financave, Besnik Bislimi, i cili tha se kjo është bërë e mundur falë një serie të diskutimeve midis ekipit të ministrisë që ai udhëheq dhe ekipit të FMN-së, lidhur me ndikimin ekonomik dhe fiskal të masave që ndërlidhen me koronavirusin.

“Ky financim vjen në një periudhë mjaft kritike për vendin, dhe me këtë rast Ministria e Financave dhe Transfereve vlerëson lart mobilizimin e shpejtë të ekipit teknik të FMN-së dhe aprovimin e menjëhershëm të këtij financimi nga Bordi Ekzekutiv”, ka shkruar Bislimi në Facebook.

Ministri në detyrë tha se presin edhe aprovime të tjera të financimeve nga institucione të tjera financiare ndërkombëtare, si pjesë e mobilizimit për gjetjen e burimeve shtesë të financimit, pas boshllëkut buxhetor, të krijuar nga ngjarjet e fundit./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/besnik.bislimi/posts/10163559381520475