Në pikën kufitare të Morinit prej pasdites së djeshme dhe deri tani janë shënuar radhë të gjata të qytetarëve të Kosovës që po kthehen nga perëndimi për festat e fundvitit.
Po kështu ka pasur edhe qytetarë nga Shqipëria që kanë zgjedhur që festat t’i kalojnë në Kosovë.
Policia kufitare e Kosovës momentalisht punon me procedurë të përshpejtuar për shmangien e radhëve të gjata.
Sipas informacioneve nga Policia Kufitare e Kosovës deri tani nëpërmjet pikës kufitare Morinë janë futur 3430 automjete dhe 8983 shtetas të huaj dhe shqiptarë në 24 orët e fundit.
Sipas shefit të turit Shefshet Gashi, fluksi më i madh i automjeteve është pasdite pasi shumë emigrantë zbresin në Durrës nga trageti, ndërsa në hyrje të Shqipërisë janë futur 3242 automjete dhe 7000 shtetas të huaj dhe shqiptarë. /Gazeta Sinjali/