Katër persona kanë vdekur si dhe 15 të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një sulmi terrorist që ka ndodhur mbrëmë në Vjenë.
Një qytetar i cili ka qenë në vendngjarje në momentin kur ka ndodhur sulmi për mediat austriake e ka rrëfyer ngjarjen.
Ai po bëhej gati të mbyllte lokalin e tij në qendër të qytetit, pasi nga dita e mërkurë, Vjena do të izolohet për shkak të shtimit të rasteve pozitive me COVID-19.
“Papritmas pati të shtëna, në fillim 20, pastaj tetë dhe pastaj përsëri 20”, ka deklaruar dëshmitari.
Vetëm kur e pa të dyshuarin të vdekur në tokë, ai e dinte se çfarë kishte ndodhur.
Gjatë kësaj kohe, dëshmitari ka vërejtur vetëm një nga sulmuesit.
“Ai zbriti në Schwedenplatz dhe pastaj u ngjit përsëri”, tha dëshmitari.
Sulmuesi u qëllua më pas për vdekje nga policia afër Ruprechtskirche./Gazeta Sinjali/