image Flet argjendari i plagosur nga tentim grabitja në Prizren

Siguri

Flet argjendari i plagosur nga tentim grabitja në Prizren

news image

Gazeta Sinjali ka raportuar të hënën e kaluar për një tentim grabitje në një argjendari në Prizren, ku janë plagosur dy persona, babë e bir. Për këtë rast janë katër persona të dyshuar, por njëri nga ta është ende në arrati.

I plagosuri, Ismet Kasemi, ka folur për momentet kur ai dhe babai i tij (Orhani) u sulmuan në argjendari.

Ai kërkon nga organet përkatëse që të ofrojnë më shumë siguri për bizneset dhe qytetarët në përgjithësi, për t’iu shmangur ndonjë tragjedie edhe më të madhe me viktima.

Edhe argjendari, Pjetër Gruda, shprehet i shqetësuar për mungesën e sigurisë për të gjitha bizneset që e ushtrojnë veprimtarinë e tyre afariste përgjatë rrugës ” Adem Jashari”, ku ka ndodhur edhe incidenti i fundit.

Ndryshe, të enjten, drejtori i DRP në Prizren, Faton Alija, gjatë një konference për media tha se organet përkatëse kanë qenë dhe do të jenë në shërbim të ofrimit të sigurisë për të gjithë qytetarët.

/GazetaSinjali/