image Flasin organizatorët e protestës: Kërkojmë shkarkimin e ministres Rizvanolli

Sociale

Flasin organizatorët e protestës: Kërkojmë shkarkimin e ministres Rizvanolli

news image

Të hënën do të protestohet para objektit të KEDS për reduktimet e rrymës që po ndodhin gjatë këtyre ditëve.

Përmes kësaj proteste përveçse do të kërkohet furnizim me energji elektrike 24/7 do të kërkohet edhe shkarkimi i ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe nacionalizim të kompanisë KEDS.

Kështu bëri të ditur në konferencën për medie, përfaqësuesi i protestës, Dibran Hoxha.

“Të hënë me 27 dhjetor duke filluar prej orës 13:00 mblidhemi pranë KEDS në protestë ndaj kësaj gjendje alarmante dhe kërkojmë rrymë 24 orë në 7 ditë të javës, shkarkim të ministres Rizvanolli dhe nacionalizim të KEDS”.

“Protestat nuk do të ndalen derisa kjo kompani të marrë përgjegjësitë e saja dhe t’i kthehemi normalitetit dhe njëkohësisht të na hap rrugën për nacionalizimin e kësaj kompanie që i takon Kosovës”, tregoi Hoxha në konferencën për medie të mbajtur sot para objektit të Qeverisë së Kosovës.

Hoxha tha se gjithë Qeveria është vënë në shërbim të kompanisë KEDS. E për këtë të fundit tha se është dashur t’i parashikojnë edhe pengesat karshi fitimit të saj. Megjithëkëtë ai theksoi se kjo kompani po vazhdon të fitojë në kurriz të qytetarëve./GazetaSinjali/