image Flasin nga spitali për Sinjalin: Kjo është gjendja e portierit të Ballkanit që u sulmua në Gjilan

Futboll

Flasin nga spitali për Sinjalin: Kjo është gjendja e portierit të Ballkanit që u sulmua në Gjilan

news image

Ndeshja mes Gjilanit dhe Ballkanit u përmbyll me incidente të mëdha, shkruan Sinjali Sport.

Portieri i Ballkanit, Stivi Frashëri e pësoi në fund të ndeshjes, pasi ai u sulmua brutalisht nga disa tifozë gjilanas, çka bëri që portieri të dërgohej në ambulancë dhe ndeshja të ndërpritej.

Pas incidentit, Gazeta Sinjali ka kontaktuar me drejtorin e përgjithshëm të spitalit të Gjilanit, Ukshin Ismajli, ku ka dhënë detaje rreth lëndimit të pacientit.

“Gjendja e tij është stabile, është në emergjencë, lëndime ka pasë por jo lëndime të randa, thyerje nuk ka pasë. Janë ba ekzaminimet e duhura, nuk ka pasur ndonje frakturë, krejt ka përfundu me disa shtypje, të cilat nuk janë në rrezik për jetë. Pacienti është duke u monitoruar dhe do të vendoset më vonë se çfare do të behet me të”, kanë konfirmuar nga emergjenca në Gjilan.

/GazetaSinjaliSport/