image Daja pas humbjes në finalen e Superkupës së Kosovës: Jemi në kulmin e ngarkesës

Futboll

Daja pas humbjes në finalen e Superkupës së Kosovës: Jemi në kulmin e ngarkesës

news image

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, ka arsyetuar humbjen ndaj Prishtinës në finale të Superkupës me rezultat 2:1, duke përmendur mungesat e shumta në fazën e sulmit.

“Sigurisht që nuk jemi në gjendjen më të mirë fizike shkaku i ngarkesave. Kemi pasur periudhë shkëputjeje sepse kishim nevojë për pushim, si në aspektin psikik ashtu edhe në atë fizik. Jemi në kulmin e ngarkesës. E kishim nevojë pushimin, jemi në kulmin e ngarkesës. Besoj me mungesën e Nazmi Gripshit dhe Hamidit, mungesa e Almir Kryeziut, kemi më pak zgjidhje në fazën e sulmit. E presim këtë performancë, kemi pak minuta të luajtura”, ka thënë Daja.

Daja potencoi se do të jenë të gatshëm për nisjen e kampionatit të rregullt në shkurt.

Për Prishtinën, ky ishte trofeu i 30-të në histori nga mëvetësimi i futbollit kosovar në vitin 1991.

/GazetaSinjaliSport/