image Mbyllet pa gola ndeshja mes Gjilanit dhe Ballkanit, kampioni e mbyll stinorin me katër ndeshje rresht pa fitore

Futboll

Mbyllet pa gola ndeshja mes Gjilanit dhe Ballkanit, kampioni e mbyll stinorin me katër ndeshje rresht pa fitore

news image

Ka përfunduar ndeshja e fundit e stinorit vjeshtor të Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll.

Në duelin që i përkiste xhiros së 13-të, Gjilani dhe Ballkani janë ndarë me barazim pa gola.

Me këtë barazim, Ballkani ka mbyllur stinorin vjeshtor si lider me 40 pikë, 6 më shumë sesa dy përcjellësit Llapi e Drita me nga 34 pikë.

Gjilani ndërkohë mbetet në pozitën e 8-të me 18 pikë të mbledhura.

Për Ballkanin kjo ishte ndeshja e katërt radhazi në kampionat pa fitore, me dy humbje e dy barazime, duke lënë gjithçka të hapur për stinorin pranveror, në ciklin e dytë të ndeshjeve.

/GazetaSinjaliSport/