image Serwer: Fitorja e Trumpit përfundimisht do të ishte katastrofë për Ballkanin

Politikë

Serwer: Fitorja e Trumpit përfundimisht do të ishte katastrofë për Ballkanin

news image

Njohësi i zhvillimeve në rajonin e Ballkanit, Daniel Serwer, ka folur me tone kritike për rolin e misionit ndërkombëtar në Bosnjë e Hercegovinë, por edhe ndikimin e Beogradit në entitetin serb të njohur si Republika Serpska.

Duke folur për Televizionin FaceTv të Sarajevës, Serwer, tha se “amerikanët duhet t’i kundërvihen kësaj dhe të përmirësojnë situatën, jo vetëm në Bosnje e Hercegovinë, por edhe në Kosovë, në Mal të Zi, madje edhe në Maqedoni.

“Është krejtësisht e qartë se tani Serbia është shumë aktive në ofrimin e mbështetjes për (Milorad) Dodikun dhe bashkëpunimin e tij me (Dragan)Çoviqin, si kurrë më parë. Presidenti Vuçiq përfundimisht është kthyer nga Lindja dhe gjithnjë e më shumë po anon nga Moska dhe madje edhe nga autokratët e vegjël, si Alijevi Orbani dhe Lukashenko. Vendimi i pardjeshëm i Gjykatës (në Beograd) për lirimin nga fajësia të vrasësve të gazetarit (Slavko) Quruvija për Kongresin (amerikan) është treguesi i qartë se Vuçiqi ka përqafuar anën e errët të politikës serbe. Dhe, kjo ka për të qenë tepër e rëndësishme për amerikanët që t’i kundërvihen kësaj dhe të përmirësojnë situatën jo vetëm në Bosnje e Hercegovinë, por edhe në Kosovë, në Mal të Zi, madje edhe në Maqedoni”, ka deklaruar Serwer.

Duke folur për pritjet në Ballkanin Perëndimor nga zgjedhjet Presidenciale në Shtetet e Bashkuara dhe parashikimet se në rast të zgjedhjes së Donald Trumpit NATO-ja nuk do të ekzistojë, se edhe Aleanca çfarë është sot nuk është kushedi çfarë, kurse edhe Perëndimi ka problemet e veta, njohësi i mirë i çështjeve të Ballkanit, ka shprehur shpresën se nuk beson në fitoren e republikanit Donald Trump. “Trump përfundimisht do të ishte katastrofë për Ballkanin. Dhe, këtë ai e thotë açik çdo ditë, se ai, Trumpi, do t’ia dorëzonte Ballkanin Beogradit dhe ky kishte për të qenë fundi”, ka thënë Serwe

“NATO-ja nuk është e dobët, NATO-ja është e fuqishme. Me presidentin Biden ndihmoi Ukrainën të luftojë në këtë luftë të vështirë kundër Rusisë. Rusia po humb sipas të gjitha masave të arsyes. Ukraina nuk fitoi pjesë të madhe të territoreve, vitin e kaluar, por përfundimisht Rusisë do t’i duhen dekada për të rikthyer fuqinë e ushtrisë së saj në nivelin e mëparshëm. NATO-ja është pjesë thelbësore e koalicionit që po e mbështet Ukrainën. Rizgjedhja e Trumpit do ta dobësonte NATO-n, ndoshta edhe do ta shkatërronte, për hir të vërtetës, ama ata të cilët kujtojnë se presidenti Trump do të rizgjidhet, duhet të kujtojnë disa fakte jetike: Ai humbi zgjedhjet e kaluara me një diferencë prej shtatë milionë votash… Ai nuk mund të fitojë vota por mund të marrë pushtetin për shkak të Kolegjit elektoral që disa shtete i vë në pozicion që të luajnë rol vendimtar. Unë besoj se presidenti Biden i cili aktualisht në këto shtete nuk ka rezultate të mira sipas anketave, prapëseprapë ka për të përmirësuar pozicionin e tij. Por e mira, kur është fjala për zgjedhjet amerikane, është se nuk e dini epilogun e tyre para përfundimit të tyre. Pra, do të duhet të jetojmë me këtë pasiguri. Dhe, e di se kjo e vështirëson jetën jo vetëm në Bosnjë e Hercegovinë, mund ta paramendoni se si ndjehen në Kosovë, Ukrainë, në Tajvan, Izrael! Kjo pasiguri e epilogut të zgjedhjeve amerikane do të na përndjekë gjatë dhjetë muajve të ardhshëm, por kjo nuk mund të evitohet. Jemi shtet demokratik dhe kemi të drejtë të marrim kohë dhe të zgjedhim liderët tanë. Mirëpo, unë nuk do ta çregjistroja Presidentin Biden. Mendoj se ai, si president, ka arritur rezultate shumë të mira në më shumë plane. Unë nuk jam pajtuar vazhdimisht me atë që ka bërë ose nuk e ka bërë në Ballkan, por Trump përfundimisht do të ishte katastrofë për Ballkanin. Dhe, këtë ai e thotë açik çdo ditë, se ai, Trumpi, do t’ia dorëzonte Ballkanin Beogradit dhe ky kishte për të qenë fundi. Ky gabim do të ishte katastrofë për Bosnjë e Hercegovinën. Unë e kuptoj pse jeni të shqetësuar, por nuk besoj se kjo ka për të ndodhur”, ka deklaruar Serwer. /KD

/GazetaSinjali/