image Skandal: Tifozët e Gjilanit e shqelmojnë portierin e Ballkanit (VIDEO)

Futboll

Skandal: Tifozët e Gjilanit e shqelmojnë portierin e Ballkanit (VIDEO)

news image

Derbi mes Gjilanit dhe Ballkanit ka përfunduar me incidente të mëdha shkruan Sinjali Sport.

Teksa portieri i Gjilanit barazoi shifrat në fund të ndeshjes me një gol nga korneri, porteri kundërshtar më pas është sulmuar nga tifozët e Gjilanit, me pretekstin se po e vononte ndeshjen.

Ndeshja është ndërprerë menjëherë dhe portieri tashmë është dërguar në ambulancë.

Më poshtë e gjeni videon ku portieri i Ballkanit, Stivi Frashëri goditet nga disa tifozë gjilanas, e cila është postuar nga faqja zyrtare e Ballkanit.

/GazetaSinjaliSport/