image Fjalët e Kloppit për rikthimin e Mourinhos dhe largimin e Pochettinos

Futboll

Sport/ Fjalët e Kloppit për rikthimin e Mourinhos dhe largimin e Pochettinos

news image

Trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp, ka folur për rikthimin e Jose Mourinhos në kampionatin anglez. Ai mendon se është pozitive për kampionatin anglez, por në të njëjtën kohë shprehet se largimi i Pochettinos i është dukur pak i pabesueshëm.

“Mirë se erdhe sërish Jose. Kënaqësi ta shohim të rikthehet. Ishte i dëshpëruar gjatë kohës që nuk ishte në aksion”.

“Pochettino? Kur e dëgjova në fillim nuk po e besoja, por pas disa orëve Tottenhami kishte gati dhe zgjidhjen. Shpresoj që Pochettino të shijojë disa ditë, javë, apo muaj pushimi. Shpresoj të mos qëndrojë gjatë jashtë lojës dhe do të kthehet. Mourinho është shumë i motivuar dhe do të jetë shumë interesante”, tha Klopp./Gazeta Sinjali/