Villarreal dhe Manchester United po përballen në finalen e madhe të Europa League, shkruan Sinjali Sport.
Kjo finale është duke u zhvilluar në Gdansk të Polonisë në praninë e shikuesve.
Rezultati përfundimtar në 90-të minuta është 1-1, ku fituesi vendoset në vazhdime ose në penalti.
Djajtë e kuq barazuan rezultatin në minutën e 55-të me anë të Edinson Cavanit.
Lojtari më i mirë i Villarrealit, Gerard Moreno realizoi në min e 29-të për spanjollët. /Gazeta Sinjali Sporti/