image Fitorja ndaj Qipros: Zhegrova merr notën më të lartë në ndeshje - Paraqitja e tij nga numrat

Futboll

Fitorja ndaj Qipros: Zhegrova merr notën më të lartë në ndeshje – Paraqitja e tij nga numrat

news image

Kosova e nisi mbarë kampanjën e re të Ligës së Kombeve.

Dardanët mposhtën në ndeshjen e parë kombëtaren e Qipros si mysafir me rezultat të pastër 2-0.

Valon Berisha dhe Edon Zhegrova ishin dy golashënuesit e këtij takimi, që i dhanë fitoren dardanëve.

Zhegrova është vlerësuar lojtari më i mirë i ndeshjes nga ‘SofaScore’.

23-vjeçari është vlerërsuar me notën 8.3, ku përveç golit, ai bëri disa driblime të suksesshme si dhe fitoi shumë duele.

Nga të dhënat e SofaScores, Zhegrova kishte më së shumti driblime të kompletuar në këtë ballafaqim, duke kompletuar 5 nga 6, teksa fitoi 8 duele nga 13 të kontestuara dhe u faulua dy herë.

Lojtarët e tjerë dardanë të vlerësuar ishin Vedat Muriqi (7.8) dhe Amir Rrahmani (7.5).

/GazetaSinjaliSport/