Roberto Firmino ka marrë vendim që të largohet nga Liverpooli.
Sulmuesi brazilian do të largohet nga ‘Reds’ në një transferim falas në fund të sezonit.
Siç raporton gazetari gjerman Florian Plettenberg, lojtari kishte një propozim nga klubi anglez për rinovim të kontratës, por ai ka refuzuar.
Firmino ka thënë se është mirënjohës për Liverpool & Klopp për propozimin e kontratës, por ai mendon se është koha për një sfidë të re.