image Filmi "Shpia e Agës", i fitoi katër çmime në Egjipt

Film

Kulturë/ Filmi “Shpia e Agës”, i fitoi katër çmime në Egjipt

news image

Filmi i metrazhit të gjatë, “Shpia e Agës”, ka fituar katër çmime në Egjipt.

Këtë e ka bërë të ditur, aktorja e njohur kosovare, Shengyl Ismaili përmes rrjetit social Facebook, shkruan Gazeta Sinjali.

“Super laj, pikërisht në 12 vjetorin e lirisë së Kosovës. Një film që trajton dhimbjet e Kosovës…”Shpia e Ages”, fiton 4 çmime në Egjipt”, ka shkruar ajo në Facebook.

https://www.facebook.com/shengyl.ismaili/posts/636658320432187?__xts__[0]=68.ARBeYzSgITn3JGF-MU7qIn0wwqildbPRpkY6jKKwgtZxcmT6vdxN-9psDMHSLqHfwl1HynwUUD89TvBdLWwb6WvxoJEuyMFQANvGYs5kMyiP2EtyzJLVs_J7G6hF2n5uP9YD0lycPzUgdEaPVJl0F2wb-tHe6rgYBbKXSP0O5NgwH08tDvhhLYCTdYzB1iRvxiRyTM6xU5ePKv6QRnIdWBZebZUk-BTuzoVV7yQljT_gZG9-0dbnEUK6QcWwf_MLGiFaHW99ttu4JTAr5_PxvhISf5t3B7t340VNb2BsFmmExokHY5k6CH9rKSNC05gJ6pAovsmpoJI2aA3UyDjIqOAA&__tn__=-R

“Shpia e Agës”, me skenar dhe regji të Lendita Zeqirajt, trajton historinë e një 9-vjecari, i cili mëson serbisht nga Zdenka, një grua e nacionalitetit tjetër në mënyrë që ta gjejë babain e tij, për të cilin mendon se gjendet në burg në Serbi.

Në këtë film luajnë aktorët e njohur: Arti Lokaj, Rozafa Çelaj, Adriana Matoshi, Shengyl Ismaili, Melihate Qena, Basri Lushtaku, Rebeka Qena, Molikë Maxhuni, Egla Ceno e shumë të tjerë.

Filmi “Shpia e Agës” është bashkë-prodhim në mes Kosovës, Kroacisë, Francës dhe Shqipërisë me shtëpitë prodhuese: N’ART FILMS mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës./Gazeta Sinjali/