image Fillon protesta e studentëve në Prishtinë në mbështetje të gjuhës shqipe në RMV

Kosovë

Fillon protesta e studentëve në Prishtinë në mbështetje të gjuhës shqipe në RMV

news image

Studentët kanë dalë në protestë para Ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Prishtinë, në kuadër të një aksioni solidarizues me kërkesat për përdorimin e gjuhës shqipe.

Tubimi, i organizuar nga Unioni i Studentëve në bashkëpunim me parlamentet studentore, ka nisur në orën 14:00 dhe po mbahet në kryeqytet.

Sipas organizatorëve, protesta synon të shprehë mbështetje për studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut dhe kërkesat e tyre që gjuha shqipe të përdoret pa kufizime në proceset arsimore dhe provimet shtetërore.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/