E Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, do të mbajë një pritje solemne për të shënuar 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së.
Ky aktivitet organizohet në kuadër të festimeve që shënojnë 250-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Pak ditë më parë, si pjesë e përgatitjeve për këtë përvjetor të rëndësishëm, Ambasada e SHBA-së në Prishtinë vendosi një flamur gjigant amerikan në një nga hapësirat e objektit të saj.
Në njoftimin e publikuar me atë rast, ambasada theksoi: “Në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë, me krenari e ngritëm flamurin teksa përgatitemi të festojmë 250-vjetorin e Amerikës. #Liria250”.
Vendosja e flamurit ishte pjesë e aktiviteteve simbolike që i paraprijnë kremtimit të këtij jubileu të rëndësishëm për shtetin amerikan.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!