Sot përkujtohet 36-vjetori i miratimit të Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut 1990, një prej ngjarjeve më të rëndësishme në historinë politike të Kosovës, e cila u shpall nga delegatët e Kuvendit të Kosovës.
Më 2 korrik 1990, delegatët deklaruan Kosovën si një njësi të veçantë dhe të barabartë brenda federatës së atëhershme jugosllave, duke shënuar një kthesë të rëndësishme në rrugën drejt shtetësisë.
Ky akt historik u miratua në rrethana të jashtëzakonshme, jashtë objektit të Kuvendit të Kosovës, pasi ndërtesa ishte e rrethuar nga forca të shumta policore dhe ushtarake.
Në Prishtinë, delegatët shpallën Deklaratën Kushtetuese, me të cilën kërkohej që Kosova të kishte status të pavarur dhe të barabartë në kuadër të federatës ose konfederatës jugosllave.
Deklarata e 2 Korrikut konsiderohet si një nga themelet e procesit të pavarësimit të Kosovës nga Serbia, duke synuar trajtimin e saj në të njëjtin nivel me republikat e tjera të federatës së atëhershme. Ky dokument i hapi rrugën miratimit të Kushtetutës së Kaçanikut më 7 shtator 1990,
Deklarata e 2 Korrikut dhe Kushtetuta e Kaçanikut mbeten dy nga aktet më të rëndësishme në historinë e shtetformimit të Kosovës. Këto dokumente hodhën bazat e procesit që çoi në shpalljen e pavarësisë më 2008 dhe përmenden gjithashtu në vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila vlerësoi ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!