image "Gati të festojmë me miqtë tanë kosovarë": Ambasada amerikane në Prishtinë përgatitet për shënimin e 250-vjetorit të pavarësisë së SHBA-së

Kosovë

“Gati të festojmë me miqtë tanë kosovarë”: Ambasada amerikane në Prishtinë përgatitet për shënimin e 250-vjetorit të pavarësisë së SHBA-së

news image

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka finalizuar përgatitjet për pritjen e mysafirëve që do të marrin pjesë në shënimin e 250-vjetorit të pavarësisë së SHBA-së.

Për këtë ngjarje festive që do të organizohet në kryeqytet, ambasada ka publikuar edhe pamje nga ambientet e saj të dekoruara për rastin.

“Dola për të ndarë përgatitjet e vazhdueshme ndërsa bëhemi gati të festojmë 250 vjetorin e pavarësisë amerikane sonte me miqtë tanë kosovarë”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane në Prishtinë.

Para disa ditësh është vendosur edhe një flamur i madh amerikan, i cili bie menjëherë në sy.

Në hapësirat përreth shihen të vendosur flamuj të Shteteve të Bashkuara së bashku me ata të Kosovës, duke simbolizuar bashkëpunimin mes dy vendeve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/