image Shtatë ekipe kosovare të hendbollit do të garojnë në Evropë

Sporte Luftarake

Shtatë ekipe kosovare të hendbollit do të garojnë në Evropë

news image

Plot shtatë skuadra kosovare të hendbollit do të paraqiten në garat evropiane në edicionin 2026/2027, në një përfaqësim të gjerë të klubeve vendore në skenën ndërkombëtare.

Të gjitha ekipet që kanë siguruar të drejtën e pjesëmarrjes do të garojnë në Kupën Evropiane (EHF European Cup), duke përfaqësuar Kosovën në nivel kontinental.

Te hendbollistët, përveç kampionit Kastrioti i Ferizajt, në këtë garë janë paraqitur edhe Besa Famgas nga Peja dhe Vëllaznimi i Gjakovës.

Ndërkohë, te hendbollistet do të marrin pjesë katër skuadra: Samadrexha, Shqiponja e Gjakovës, Istogu dhe Ferizaj. Samadrexha është kampione dhe fituese e Kupës së Kosovës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/